​Osmani përkujton masakrën në Abri: Valon Deliu ishte vetëm dy vjeç

Aktuale

​Osmani përkujton masakrën në Abri: Valon Deliu ishte vetëm dy vjeç

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 21:51
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar sot masakrën e tmerrshme në Abri të Epërme 24 vjet më parë nga forcat kriminale serbe. Në mesin e viktimave të pafajshme shqiptare ishte edhe Valmir Deliu, i cili ishte vetëm dy vjeç.

Në një postim në Facebook, e para e vendit ka thënë se Valmir Deliu ishte një fëmijë i vogël me vdekje të madhe.

Valmir Deliut, 2-vjeç, e plot fëmijëve të tjerë, ëndrrat e fëmijërisë iu prenë sapo filluan rrugëtimin jetësor. Me biberon në gojë, Valmiri u bë viktimë e gjenocidit serb më 1998, së bashku me gra, fëmijë e pleq të familjes Deliu të masakruar nga forcat serbe”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se krimet në Abri janë dëshmi e gjenocidit që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë.

“Në 24-vjetorin e masakrës në Abri, i kujtojmë të gjithë të masakruarit dhe do ta themi kudo e kurdo se Serbia kreu gjenocid në Kosovë. Relativizimi i krimeve të Serbisë është përpjekje për ndryshim të historisë. Valmiri i vogël dhe të gjithë fëmijët e masakruar nga regjimi serb, na e bëjnë dhimbjen dhe kurajën e madhe që akterët t'i nxjerrim para drejtësisë për gjenocidin e kryer ndaj popullit shqiptar", ka theksuar ajo.

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Atë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq.

Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat