‘Shpërthyen’ reagimet kundër Ferajt/ Pozhari rikujton këtë deklaratë të Selmanajt: Pse nuk u reagua ndaj tij!

Aktuale

‘Shpërthyen’ reagimet kundër Ferajt/ Pozhari rikujton këtë deklaratë të Selmanajt: Pse nuk u reagua ndaj tij!

Nga: A.M Më: 26 shtator 2022 Në ora: 22:01
Driton Selmanaj dhe Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar në lidhje me deklaratën e Hysamedin Ferajt për Ramush Haradinajn.

Ai tha s nuk pajtohet me këtë deklaratë të këshilltarit të Kurtit, por ai kujtoi edhe një deklaratë të Driton Selmanajt kurt kishte thënë se: Demaçi e Kurti në zyrë midis Prishtine dhe s’u ndodhi gjë, Bajram Kelmendi dhe Fehmi Agani u vranë.

Pozhari shfaqi kritika se pse nuk u reagua edhe ndaj Selmanajt në të njëjtën mënyrë si ndaj Ferajt.

“Prandaj, sulmet ndaj Hysamedin Ferajt nuk kam se si t'i konsideroj ndryshe pos si hipokrizi e atyre që funksionojnë me standarde të dyfishta.

Ishalla po pshtoni prej këtij mllefi e kësaj smire”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nuk pajtohem me deklaratat e Hysamedin Ferajt në lidhje me familjen Haradinaj.

Por, po ashtu nuk jam pajtuar as me deklaratat e ish zv/kryeministrit Driton Selmanaj, i cili pat thënë: Demaçi e Kurti në zyrë midis Prishtine dhe s’u ndodhi gjë, Bajram Kelmendi dhe Fehmi Agani u vranë.

Ndaj këtyre deklarimeve të para disa muajve nuk pati reaguar askush, përveç meje! Madje, i patën quajtur të tepruara, ndonëse bëhej fjalë për një deputet që në të kaluarën në mënyrë anti-kushtetuese u pat bë njeriu i dytë i Qeverisë.

Prandaj, sulmet ndaj Hysamedin Ferajt nuk kam se si t'i konsideroj ndryshe pos si hipokrizi e atyre që funksionojnë me standarde të dyfishta.

Ishalla po pshtoni prej këtij mllefi e kësaj smire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat