Abazoviq: Kurtin e çmoj shumë, raportet me Ramën i kam vëllazërore, me Vuçiqin shumë të mira

Aktuale

Abazoviq: Kurtin e çmoj shumë, raportet me Ramën i kam vëllazërore, me Vuçiqin shumë të mira

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 09:32
Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një intervistë të fundit, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrat Edi Rama e Albin Kurtin si dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Abazoviq ka thënë se ka marrëdhënie të mira me Vuçiqin, të cilat janë kryesisht marrëdhënie kolegiale.

Shumë të mira, raportet e mija me Vuçiç janë shumë të mira, janë kolegiale, të gjitha ato që fliten se Vuçiç se ka patur dorë në grushtin e shtetit ose involvimin e qeverisë të re apo diçka tjetër për mua nuk janë reale. Ai është president në shtetin e vet, ne kemi shtetin tonë sovran, i cili ka politikën e vet. Atë çfarë unë mundohem të bëj edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama edhe me atë të Kosovës, edhe me të Kroacisë, Plenkoviç, edhe me kryeministrin e Bosnjes, edhe me Kovaçevskin, i cili është jashtëzakonisht bashkëpunues. Është për të pasur një marrëdhënie e cila është jo vetëm politike, por edhe personale, njerëzore sepse është një komponent shumë i rëndësishëm në Ballkan”, ka thënë Abazoviq në Opinion.

I pyetur për raportet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin të cilat duke më të “ngurta”, Abazoviq ka thënë se ai nuk është dakord me këtë këtë konstatim. Ai thotë se e çmon Kurtin, për siç thotë Abazoviq “qëndrimet e tij parimore”.

“Unë nuk jam dakord me këtë thënie. Ne jemi takuar me zoti Kurtin dy apo tre herë…”, thotë Abazoviq.

Jeni të dy shqiptarë të Malit të Zi kam përshtypjen, dy shqiptarë nga i njëjti vend nuk shkojnë mirë shumë…? pyetet tutje nga autori Blendi Fevziu, duke shtuar.

“E vërtetë unë mendoj se ne shkojmë mirë, ndoshta disa pyetje i shohim ndryshe, ndoshta atë të Ballkanit të Hapur e shohim ndryshe, por ajo nuk është gjë restrektive prej anës time, si unë për të pasur një mendim më të lartë apo të ulët për një person. Unë e çmoj shumë Albin Kurtin dhe e ka treguar se është parimor në çdo aspekt ashtu siç jam edhe vet krenar që e ka prejardhjen prej Ulqini. I uroj çdo sukses në udhëheqjen e tij në Kosovë"., thotë Abazoviq.

I pyetur për marrëdhëniet me Ramën. Abazoviq thotë se ka marrëdhënie shumë të mira miqësore e vëllazërore me të.

“Marrëdhëniet me Ramën janë shumë miqësore, vëllazërore, janë raporte specifike, personalisht kam qejf personat që mund të flasin për tema shumë serioze, por kur vjen momenti kanë qejf të bëjnë pak humor relaksojnë situatën. Mua këta persona shumë më konvenojnë, mendoj se edhe vetë jam ashtu”, shprehet ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat