Ish-presidentët shqiptarë në Hagë, vizitojnë Thaçin dhe të tjerët

Aktuale

Ish-presidentët shqiptarë në Hagë, vizitojnë Thaçin dhe të tjerët

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:38
Ish-presidentët shqiptarë në Hagë

Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli kanë filluar vizitën e tyre në Hagë. Ata do të takojnë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit.

Kjo vizitë po realizohet me iniciativë të kreut Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili kishte ftuar edhe ish-presidentët e Kosovës.

Megjithatë, kësaj vizite nuk i janë bashkuar ish-kryetarët e shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga.

Image
Ish-presidentët shqiptarë në Hagë

Ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 pas konfirmimit të aktakuzës me pretendime për krime lufte dhe kundër njerëzimit por gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre të para para gjykatësit të procedurës paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat