​Ali Sefaj: Qeveria ka alokuar mjetet për punonjësit që ishin pjesë e grevës në sektorin publik

Aktuale

​Ali Sefaj: Qeveria ka alokuar mjetet për punonjësit që ishin pjesë e grevës në sektorin publik

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës nuk ka ekzekutuar pagat e shtatorit për mësimdhënësit për shkak të grevës, por një gjë të tillë nuk ka ndodhur edhe për punonjësit që ishin pjesë e grevës në sektorin publik.

Ali Sefaj, pjesë e Këshillit grevist ka konfirmuar për KosovaPress se shërbyesve civilë të cilët kanë qenë në grevë sot u kanë dalë pagat e tyre, pavarësisht se Qeveria kishte thënë se pagat do t’iu dalin vetëm atyre që kanë qenë në punë.

Ai ka thënë se mos ekzekutimi i pagave vetëm për mësimdhënësit grevistë shihet si një tendencë për persekutim të tyre dhe duket sikur Qeverisë Kurti i ka konvenuar greva.

Ndërsa, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës kanë pritur që pagat të dalin sot gjatë ditës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për KosovaPress se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët që kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Kujtojmë, kritika ndaj qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për grevistët në arsim sot ka pasur nga subjektet politike opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat