Vjen reagimi nga Agim Veliu: “Qeveria e shpresës” çdo ditë e më shumë po e tregon fytyrën e vërtetë

Aktuale

Vjen reagimi nga Agim Veliu: “Qeveria e shpresës” çdo ditë e më shumë po e tregon fytyrën e vërtetë

Nga: A.SH Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:11
Agim Veliu

Për mos ekzekutimin e pagave për grevistët ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu.

Ai ka thënë se kjo qeeri për çdo ditë po e tregon fytyrën e vërtetë.

Sipas tij, “më shumë se kurrë nevojitet reagim dhe presion opozitar e qytetar mbi qeverinë e mashtrimit që pagat e mësimdhënësve të procesohen menjëherë”.

Postimi në Facebook:

“Qeveria e shpresës” çdo ditë e më shumë po e tregon fytyrën e vërtetë.

Ndodhi greva në sektorin publik dhe kjo qeveri po tregon se është qeveri e ndëshkimit.

Po vërtetohet se Kurti me kabinetin e tij qëllimisht iu shmang dialogut dhe ndërprerjes së grevës në arsim me qëllim që t'i tregojnë "muskujt" karshi mësimdhënësve.

Ndodhi ajo që edhe mund të pritej, qeveria e mashtrimit ndëshkoi mësimdhënësit dhe duke mos ua procesuar pagat, i la pa bukën e gojës mbi 20 mijë familje.

Në kohën e inflacionit më të lartë që nga paslufta, ngritjes enorme të çmimeve dhe kur qeveria e mashtrimit po paralajmëron dimër të rëndë energjetik, shumica e mësimdhënësve nuk do të marrin paga as në nëntor.

Pagat e tyre do të jenë peng i bankave, duke paguar dy këste të kredisë e me kamata ndëshkuese.

Prandaj, më shumë se kurrë nevojitet reagim dhe presion opozitar e qytetar mbi qeverinë e mashtrimit që pagat e mësimdhënësve të procesohen menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat