Paralajmëron Gashi: Në rast se nuk ka paga, mund të kthehet grev

Aktuale

Paralajmëron Gashi: Në rast se nuk ka paga, mund të kthehet grev

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 18:36
Skënder Gashi

Skënder Gashi, anëtar i këshillit drejtues të SBASHK-ut, vlerëson se nëse nuk u del paga e shtatorit mësimdhënësve, mund të kthehet greva.

Gashi thotë se së pari do të konsultohen me anëtarësinë, por që nuk e përjashton mundësinë se mund të kthehet greva, nëse nuk reflekton qeveria, sipas tij.

“Ne grevën e kemi pezulluar, nuk e kemi përfunduar. Ne do të konsultohemi paraprakisht me anëtarësinë se cilat do të jenë veprimet e radhës, mirëpo nuk do ta shuajmë zërin sindikalist dhe prapë se prapë do të fillojmë me veprime sindikale, rikthimin në greva, mund të ketë veprime sindikale, nuk mund të paragjykoj se cilat veprime do të jenë tani, greva është vetëm e pezulluar dhe ai që e kupton fjalën pezullim do të thotë se mund të kthehet në momentin kur konstatojmë që mund të kthehet”, ka thënë Gashi në Info Magazinë.

Derisa kryetarja e shkollave të mesme të larta në SBASHK, Hanife Salihu, ka thënë se orët e humbura nuk do të zëvendoësohen, pavarëisht vendimit të MASHT-it për t’i zëvendësuar ato.

Salihu për median ka theksuar se ligji për grevat nuk parasheh të zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës.

“Jam në dijeni për këtë vendim te MASHT-it, por orët e humbura gjate grevës nuk zëvendësohen, përveçse në këtë rast MASHT-i dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje të veçante. Qeveria duhet te kërkojë takim me ne dhe te dalim me një propozim dhe ne e pyesim anëtarësinë . E me pas krejt varet se si anëtarësia, por jo paraprakisht pa pasur dialog social. Ngase ligji mbi grevat nuk parasheh te zëvendësohen orët e humbura gjate grevës. Jo, deri me tani nuk e kemi asnjë ftese për konsultim. Por, shpresojmë qe qeveria do te reflektoje e do te veproje ne baze te ligjit mbi grevat ku ne këtë marrëveshje është edhe MASHT-i, mos te bën shkelje ligjore”, ka thënë Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat