Vajza e martirit lë Kosovën: Babë, gjysh e xhaxhë që dhatë jetën, më falni që po e lë Kosovën

Aktuale

Vajza e martirit lë Kosovën: Babë, gjysh e xhaxhë që dhatë jetën, më falni që po e lë Kosovën

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 5 tetor 2022 Në ora: 16:59
Erza Shehu

Vajza e dëshmorit të luftës, Erza Shehu nga Krusha e Vogël, që në luftë ka humbur përveҫ babait, edhe gjyshin e axhin e saj, ndërsa në familjen e ngushtë gjithsej 39 anëtarë.

Ajo ka marrë një vendim, për tu larguar nga Kosova. Për të vazhduar punësimin e shkollimin jashtë Kosovës, në rrugë drejtë Gjermanisë.

Andja Erza, përmes Facebook-ut ka treguar këtë vendim të saj.

Lexoni shkrimin e saj të plotë:

Unë bija jote , Kosovë!

 I doja ëndrrat tek ti!

Në vendin ku i dhashë të gjithë, babin, gjyshin, axhin tashmë po rinisë një fillim të ri në gurbet , shkollim e punësim në vend të huaj!

E di është shumë vështirë kur e dinë se në atë tokë, në atë vend u flijuan baballarët tonë. Tashmë plot 23 vite përderisa shohim ankesat e politikanëve për pagat e tyre maksimale, shumë nëna kanë jetuar dhe jetojnë tash e 23 vite me paga aq të ulta, saqë nuk jemi në gjendje ne si fëmijë të martirëve të shkollohemi apo të kemi një punë të sigurt nga pakujdesia e shtetit!

U shkolluam me shumë mund, besa u nënshtruam edhe nga sektori privat vetëm e vetëm që të arrijmë dicka!

Andaj Babë , Gjysh , Xhaxh më falni që po e lë Kosovën ...

Ҫdo gjurmë e juaja sa të jem gjallë asnjëherë s’do të harrohet ! 💔

Kosovë na falë, na u shujtën ëndrrat!

Erza Shehu

05.10.2022

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat