Rexhaj i LVV-së: Nëse SBAShK-u e bën këtë veprim, pagat iu dalin automatikisht

Aktuale

Rexhaj i LVV-së: Nëse SBAShK-u e bën këtë veprim, pagat iu dalin automatikisht

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 23:50
SBASHK

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, lidhur me mos-ekzekutimin e pagave të grevistëve të arsimit, ka thënë se Qeveria ka dy kërkesa ndaj tyre, dhe ajo më e rëndësishmja është për zëvendësimin e orëve.

Rexhaj ka thënë se kjo duhet të ndodhë patjetër, pasi fëmijët kanë humbur shumë.

“Ne kemi vetëm dy kërkesa ndaj SBAShK-ut, dhe ajo më e rëndësishmja është zëvendësimi i orëve sepse fëmijët kanë humbur shumë. Nëse zotohen se orët zëvendësohen, automatikisht pagat avans do të jepen”, është shprehur ai.

‘Meqenëse ka kaluar një muaj, opinioni publik e ka shtyer realisht SBASHK-un që t’iu rikthehet shkollave. Presioni publik. Është bërë edhe e pakuptueshme, sepse sabotimi i shtetit qëe vie nga këto elemente, u kuptuan nga rrafshi publik dhe ata sabotuan. Një muaj grevë, e duke u thirr që s’ka dialog, e ministrja Nagavci dilke thonte se unë por s’po përafrohemi”, tha Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat