Pse dha dorëheqje ministri Latifi, tregon deputeti i VV-së

Aktuale

Pse dha dorëheqje ministri Latifi, tregon deputeti i VV-së

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 18:06
Burim Meta

Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Burim Meta, pas lajmit të fundit për largimin e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se nuk ka qenë aspak i informuar për këtë vendimin e tij.

“Me Latfin jemi takuar sa herë ka qenë e nevojshme, edhe sot kemi pasur të takohemi por si duket proceset e tilla të cilat u zhvilluan për të cilat nuk jam aspak i informuar, ne pak minuta para takimit jemi informuar ministry Latifi nuk po mundet të vie në takim e aranzhuar dy-tri ditë më parë.”, tha Meta.

Meta, ka thënë se Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka pasur mbështetje nga të gjithë në partin Vetëvendosje, edhe nga kryeministri I Kosovës, Albin Kurti.

“Ne kemi kërkuar që Zotri Latifi të na thërret neve edhe për punë të përditshme në ministri aty ku ka nevojë ta ndihmojmë bile kshtu na kemi thonë që nëse kemi ndonjëherë nevojë edhe pesha të larta do të ngrejmë vetëm që tit ë jesh i sukseshëm, në fund ai ishte më së shumti i mbështetur edhe nga kryeministri i shëndetësisë, m’fal kryeministri i Kosovës”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat