Sot e bëri një paralajmërim, ku do të aderojë gazetari Ridvan Berisha?

Aktuale

Sot e bëri një paralajmërim, ku do të aderojë gazetari Ridvan Berisha?

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:26
Ridvan Berisha

Gazetari dhe ish-kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha ka paralajmëruar një lëvizje, pas shkëputjes së kontratës së punës nga drejtuesit e rinj të transmetuesit publik.

Ai në Facebook ka thënë se me miqtë e tij do ta ndaj një lajm nesër (e premte) në ora 17:00.

Lëvizjen e tij e ka quajtur “aderim”, pa bërë të ditur nëse bëhet fjalë për një parti politike apo medium të ri, ku ai do të angazhohet.

“Më duhet ta ndajë me ju miq një lajm! Pas shumë analizave, konsultave aktive, dialogut e negociimit me rezultat kompromisi, nga nesër e tutje vijoj angazhimin me pasion, natyrisht se në jetën publike. Për aderimin…, nesër në ora 17:00, do të jap hollësi përmes një video!”, ka shkruar Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat