Haxhiu: Latifi sot e kuptoj se askush nuk e pyeti asgjë për shëndetësi, liston dështimet

Aktuale

Haxhiu: Latifi sot e kuptoj se askush nuk e pyeti asgjë për shëndetësi, liston dështimet

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 23:08
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka komentuar dorëheqjen e Rifat Latifit nga posti i ministrit të Shëndetësisë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas tij, Rifat Latifi sot e kuptoj se askush nuk e pyetë asgjë për shëndetësi.

"Që nga ardhja e tij në krye të shëndetësisë, z. Latifi ka qenë vetëm emër, ngase askush asgjë nuk e ka pyetur në MSH. Grupet e interesit, klienteliste, nepotiste, politike e partiake të LVV-së kanë udhëhequr dhe po udhëheqin me shëndetësinë e Kosovës.
Që kur Albin Kurti e ka emëruar vehten kryetar të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, z. Latifi as formalisht nuk ka qenë më ministër i shëndetësisë, dhe këtë duket se përfundimisht sot e kuptoj ai",
ka shkruar mes tjerash Haxhiu.

"Tani kush duhet të jap llogari për: 

Rritjen e listave të pritjes për pacientë për procedurat diagnostikuese dhe operacione?

A ka llogaridhënje për gjetjet e auditorit për ShSKUK për vitin 2021, ku janë evidentuar keqpërdorime të shumta, shembull, në 61 raste në vlerë 7.8 milion € mungonte raporti i pranimit të mallit.

Në 17 raste në vlerë 1 milion e 759 mijë €, urdhër blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit dhe faturës!

Abuzime e keqpërdorime në furnizime mjekësore, furnizim me ushqim dhe keqpërdorime tjera, e deri në procedurat e prokurimit për transport të kufomave për "Shërbime funerali COVID -19"."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat