Rektori i Universitetit nuk e largon foton e Thaçit nga zyra, e pret si mysafir edhe Gjinovcin

Aktuale

Rektori i Universitetit nuk e largon foton e Thaçit nga zyra, e pret si mysafir edhe Gjinovcin

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:10
Artan Nimani dhe Rron Gjinovci

Rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani, siç duket nul ka larguar foton e ish presidentit Thaçi nga zyra e tij.

Nimani ka qenë dikur pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai gjithashtu ka pritur në zyrë Rron Gjinovcin si mysafir.

Pas takimit me rektorin e këtij universiteti, u tha se Gjakova, për herë të parë në historinë e arsimit të lartë, ka vendosur që t'i ulë titullin akademik një profesori.

Drejtori i ORCA-s Rron Gjinovci theksoi se Universiteti i Gjakovës ka pasur një proces të avancimit të profesorëve në përputhje me rekomandimet e kësaj organizate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat