FSK kryen stërvitje me gjuajtje, publikohet video madhështore

Aktuale

FSK kryen stërvitje me gjuajtje, publikohet video madhështore

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 13:44
FSK kryen stërvitje me gjuajtje

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka kryer stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK-ja është duke marshuar me hapa të sigurt drejt arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota.

“Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”.

Forca e Sigurisë së Kosovës marshon me hapa të sigurtë drejtë arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat