Parlamenti i Ukrainës njofton që deputetes së tyre iu dha medalje në Kosovë

Aktuale

Parlamenti i Ukrainës njofton që deputetes së tyre iu dha medalje në Kosovë

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 19:47
Vjosa Osmani duke i dhënë medalje deputetes ukrainase

Parlamenti i Ukrainës i ka shkruar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Kjo pasi Osmani e ka organizuar një forum këtë vikend, i cili iu kushtua rolit të gruas – përfshirë asaj ukrainase.

Medaljen nga Osmani e mori deputetja Yevgenia Kravchuk, në emer të të gjithë grave ukrainase.

“Kjo është një medalje për të gjitha gratë ukrainase. Ato shërbejnë në Forcat e Armatosura, trajtojnë, japin mësim, prezantojnë Ukrainën në nivelin më të lartë,”tha Kravchuk.

Ajo kujtoi se që nga pushtimi në shkallë të gjerë, deputetet femra kanë marrë rolin e përfaqësuesve të vendit në nivel ndërkombëtar dhe janë angazhuar me sukses në diplomacinë parlamentare.

“Kam mbajtur shumë fjalime pas 24 shkurtit, por kurrë në një vend ku kaq shumë njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre. Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë. Ju bëj thirrje, partnerë të Ukrainës: ne duhet të fitojmë. Ne do te fitojme!” ka thënë Kravchuk duke marrë çmimin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat