Hasani: Asociacioni i draftit gjerman e prish organizimin e brendshëm institucional të Kosovës

Aktuale

Hasani: Asociacioni i draftit gjerman e prish organizimin e brendshëm institucional të Kosovës

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 21:23
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani, në Pressing  ka folur për draftin gjerman për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se nëse miratohet ashtu siç është drafti, atëherë “prishet rregullimi i brendshëm” të Kosovës.

“Nëse miratohet siç është, e prish rregullimin e brendshëm të shtetit të Kosovës, e bën Kosovën shtet regjional”, tha Hasani.

Ndër të tjerash, Hasani tha se statuti i asociacionit sipas draftit gjerman “kërkon të ndërrohet forma e shtetit”.

“Ky statut siç është nuk e prek as pavarësinë, as sovranitetin, as integritetin territorial, për shkak se ti mundesh me qenë edhe i pavarur, edhe sovran, edhe me pas integritetin brenda… Ti mundesh me qenë i pavarur, por nuk je sovran dhe anasjelltas… Ky statut kërkon me ndërru formën e shtetit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat