Komentatori politik, Blerim Gashi, ka komentuar rastin e zv.kryeministrit Besnik Bislimi, pasi atij iu ndalua hyrja në Beograd për arsye sigurie.
“Po shifet ashiqare se është bllof i shkuar kotë, huq i shtetit serb, ni kundëreaksion i bërë jo vetëm në këto bashkësitë ndërkomëtare…një arenë dhe një forum i tillë kur t’i mund të plasosh qëndrimin tënd sic e tha edhe zv.kryeministri Bislimi është mundësi e humbur jo për fajin e mos gadishmërisë”, tha Gashi.
Kurse Halil Matoshi, është shprehur se kjo është thjeshtë politikë serbe e papastërt.
“Jo nuk është befasi, për bindjen teme është politikë dhe ky veprim nuk ka të bëjë fare me sigurinë…po bon politika të papastra, politika të cilat praktikisht shkaktojnë tensione te njerëzit e thjeshtë sepse Serbia për nga siguria është njëra prej shteteve më të sigurta në rajon.”, tha Matoshi.