Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Buxheti i 2023-s do të jetë 3.2 miliardë eurosh

Aktuale

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Buxheti i 2023-s do të jetë 3.2 miliardë eurosh

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 17:28
Kryeministri Albin Kurti

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar projektligji për ndarjen buxhetore të vitit 2023.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm parashihet të jetë mbi 3.2 miliardë euro.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3,212,000 euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë eurove”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Kurti ka shpjeguar fokusin e Qeverisë në ndarjen buxhetore.

Ndërsa, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë deri në fund të vitit parashihet rritje ekonomike nga 3.8 deri në 4.1 për qind.

“Ekonomia e Kosovës ka treguar rezistencë të mjaftueshme sa i përket përballueshmërisë me kriza. Deri në fund të vitit parashikojmë të kemi 3.8 deri në 4.1 për qind rritje ekonomike”, tha Murati gjatë prezantimit të projektbuxhetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat