Shteti në aksion kundër kontrabandës/ Policia dhe Dogana me aksion të përbashkët në veri, Xhelal Sveçla publikon pamjet

Aktuale

Shteti në aksion kundër kontrabandës/ Policia dhe Dogana me aksion të përbashkët në veri, Xhelal Sveçla publikon pamjet

Nga: N. Sh. Më: 29 tetor 2022 Në ora: 18:36
Xhelal Sveçla

Ministri i Mbrendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Njësitët kundër kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet relevante nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion të përbashkët në Leshak të Leposaviqit në veri.

Në këtë aksion, ministri njofton se janë konfiskuar mallra të kontrabanduara, pajisje Antiminer, pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave dhe 280 litra pije alkooloke si dhe 96 litra pije joalkoolike.

Sveçla tregon se, gjatë këtij aksioni është hasur edhe në një automjet të dyshuar ku i janë konfiskuar prodokte ushqimore që po kontrabandonte nga Serbia.

Postimi i plotë:

Në zbatim të misionit për sundim të ligjit dhe luftës kundër kontrabandës, Njësitet kundër kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet relevante nga Policia e Kosovës sot kanë zhvilluar aksion të përbashkët në Leshak të Komunës së Leposaviqit.

Me këtë rast, nga ky aksion, në një lokal afarist njësitet kanë konfiskuar si mallra të kontrabanduara 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave si dhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të përbashkët, është hasur edhe një automjet i dyshuar të cilit i janë konfiskuar produkte ushqimore që po i kontrabandonte nga Serbia.

Falënderoj Doganën dhe Policinë e Kosovës për suksesin e sotëm por edhe për vendosmërinë e tyre për të luftuar çdo fenomen që cënon rendin dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat