Haradinaj: I tronditur nga rasti në Pejë, i tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë

Aktuale

Haradinaj: I tronditur nga rasti në Pejë, i tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:46
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka mbetur i tronditur nga rasti i dhunës fizike ndaj gruas së moshuar në Pejë, e që është nëna e dëshmorit Taulant Nura.

Në një postim në Facebook, Haradinaj kërkoi që i gjithë zinxhiri menaxhues dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Ai tha se Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.

Postimi i plotë:

I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.

E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.

Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!

Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.

Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat