Shemsedin Dreshaj i AAK-së: Kurti përgjegjës pse Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa ministër

Aktuale

Shemsedin Dreshaj i AAK-së: Kurti përgjegjës pse Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa ministër

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 09:29
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj theksoi se sektori i shëndetësisë nuk mund të funksionojë pa prani të ministrit, duke shtuar se përgjegjësinë për këtë duhet të marrë kryeministri.

Ai tha se është urgjente të sillet Ligji i pagave në mënyrë që mjekët të moslargohen nga vendi.

“Situata në shëndetësi nuk është e mirë dhe duhet të zgjidhet sa më parë. Ministria të funksionojë pa prani të ministrit nuk është në rregull ndërsa përgjegjësitë ti mbajë mbi vete kryeministri i cili ka mjaft obligime të tjera”, tha Dreshaj për EO.

“Shëndetësia është problematike gjithkund në botë. Shëndetësia në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë prioritet i qeverisjes së vendit e as kësaj Qeverie aq më pak kur kjo qeveri vije me 50% të buxhetit të reduktuar në shëndetësi dhe merret me disa infuzione siç është rasti me 4 milionë për barna esenciale. Politikat shëndetësore duhet të ndërrohen komplet me ligjin për sigurinë shëndetësore. Sa më urgjente për shëndetësinë dhe të mos na largohen mjekët është të sillet ligji i pagave”, tha Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat