​Deputeti i LVV-së: Nuk do të votojë buxhetin për vitin 2023

Aktuale

​Deputeti i LVV-së: Nuk do të votojë buxhetin për vitin 2023

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka thënë se nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2023.

Në seancën e sotme plenare, deputeti Humolli tha se ky buxhet nuk mbështetë pjesëtarët e FSK-së, dhe injoron veteranët dhe familjet e kategorive të dala nga lufta.

Humolli: Nuk do të votojë buxhetin për vitin 2023

Jam deklaruar edhe para pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të votojë këtë buxhet, për arsye të thjeshtë se nuk ka të drejtë askush të anashkalojë këto vlera, kur ne shohim se Serbia vlerën e luftës së humbur në vitin 1400 i motivon popullatën e vete me qëndruar Kosovë dhe luftuar kundër saj. Kurse ne për njerëzit e gjallë, familjet e gjalla të cilat janë ne i injorojmë. Ky injorim duhet të ndërprerët dhe besoj se në leximin e dytë duhet që ndryshohet kjo qasje në raport me këtë kategori”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat