Jack Smith dorëhiqet nga pozita e kryeprokurorit të Speciales, analistët: Rruga e mbarë i qoftë

Aktuale

Jack Smith dorëhiqet nga pozita e kryeprokurorit të Speciales, analistët: Rruga e mbarë i qoftë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 08:08
Jack Smith

Analistët Artan Muhaxhiri dhe Tomorr Avdia kanë komentuar dorëheqjen e Jack Smith nga pozita e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale.

Muhaxhiri  me një fjalë të urtë i uroi rrugë të mbarë kryeprokurorit Jack Smith.

Sipas tij, Smith nuk ishte i spikatur me ndonjë nivel të lartë të profesionalizimit.

“Është një fjalë e bukur popullore: rruga e mbarë i qoftë. Nuk është që është spikatur me ndonjë nivel të lartë të profesionalizimit. Ishte çudi që nga një projekt shumë i çuditshëm dhe i pabazuar siç është gjykata speciale, e merr një post shumë të rëndësishëm që është një projekt që ka të bëjë me hulumtimet me ndjekjen e ish-presidentit Trump”, ka deklaruar Muhaxhiri.

Ndërsa, Avdia tha se puna në kuadër të Gjykatës Speciale ishte një përvojë e mirë për Smith.

“Kjo është një përvojë e mirë e tij, por edhe një përvojë e cila është aplikuar edhe në ish-bllokun e lindjes, ku në disa figura të cilët kanë shërbyer në ish-regjimet, janë formatizuar me një maskë për të shërbyer edhe në demokraci. Kjo është një gjë që nuk shkon në një disbalanc. Në këtë rol ka marrë edhe Smith. Ta shohim se si mund ta interpretojnë në të ardhmen këtë rol”, ka thënë analisti Tomorr Avdia.

Jack Smith ka qenë kryeprokuror i Gjykatës Speciale në Hagë, është emëruar ndihmës special për hetimin e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Smith, i cili ishte në detyrën e kryeprokurorit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë, tani do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hetuar raste të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat