Ambasadori shqiptar nga Brukseli: Kosova propozoi diçka për planin franko-gjerman, çuditërisht u refuzua

Aktuale

Ambasadori shqiptar nga Brukseli: Kosova propozoi diçka për planin franko-gjerman, çuditërisht u refuzua

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 17:14
Agron Bajrami

Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe ish gazetari Agron Bajrami ka dhënë versionin e tij për atë që ngjau në takimin e gjatë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel që u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. 

Bajrami është shprehur se në takimin urgjent, Kosova kishte propozuar që të pezullonte fazat e mëtejme të ndërrimit të targave, në këmbim që Serbia të prodhonte targa ilegale por edhe që BE-ja të niste procesin e bisedimevebazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Franca dhe Gjermania. 

“Për çudi, kjo u refuzua!” – tha z. Bajrami në profilin e tij në Twitter.

Ndërkohë, mjaft i ashpër ishte Josep Borrell që tha se BE-ja kishte dhënë një propozim e të cilin e kishte pranuar Kosova por e kishte refuzuar Serbia. 

Ai tha se do të informonte shtetet anëtare dhe partnerët e BE-së për sjelljen e palëve, e sidomos të Kosovës. 

Në anën tjetër, edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka pasur fjalë të ashpra pas takimit me Kurtin në Bruksel. Ai është shprehur se "na prisnin netë pa gjumë"derisa tregonte se nuk ishte arritur marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat