Politologu tregon se çfarë do të ndodhë me targat e serbëve në veri pas skadimit të regjistrimit

Aktuale

Politologu tregon se çfarë do të ndodhë me targat e serbëve në veri pas skadimit të regjistrimit

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:08
Ilustrim

Politologu, Albinot Maloku foli për çështjen e targave pasi sipas marrëveshjes së arritur dje në Bruksel Serbia nuk do të shtypë targa të reja.

Maloku tha se këto targa që janë në shfrytëzim nga serbët në veri edhe nëse u skadon regjistrimi ato prapë se prapë do të mbesin të tilla pasi që sipas tij deri sa të shitet vetura tek një person tjetër ato targa janë funksionale.

“Targat që janë tanë në qoftë se u skadon regjistrimi, sipas rregullit ata prapë vazhdojnë me të njëjtat targa për arsye se një veturë me prekë një jo, ato targa deri sa të shitet ajo veturë, është e jotja ato targa janë funksionale, nuk ka sqarim. Serbia nuk prodhon targa të reja, ndoshta për veturën e re në qoftë se e blenë qytetari dhe nuk prodhon targa të reja për to por për ato rezistente ai ka të drejt, tash edhe kjo është e pasqaruar, pra këto janë komplet tentativa për të nxjerrë sqarimin më të detaleshëm se çka nënkupton kjo çështje dhe tash pas çdo marrëveshje të krijohet situatë ku do të krijohet interpretim  është e palogjikshme”, tha Maloku.

Ndërkohë dje është arritur marrëveshja për targa në mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq ka përfunduar me marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat