Pas vrasjes së mësueses, reagon ashpër kolegia e saj: Futne dënimin me vdekje se na vratë të gjitha femrat

Aktuale

Pas vrasjes së mësueses, reagon ashpër kolegia e saj: Futne dënimin me vdekje se na vratë të gjitha femrat

Nga: H.O. Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 20:17
63 vjeçarja e vrarë me sëpatë dhe burri i saj që dyshohet se e vrau

Vrasja e ditës së djeshme, kur një burrë në Prishtinë ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, ka tronditur gjithë qytetarët. Autori pasi kishte kryer krimin ishte vetëdorëzuar në polici për të raportuar për rastin.

Ndaj këtij rasti kanë reaguar institucionet e krerët më të lartë të politikës në vend.

Por edhe një kolege e saj, mësuse nga një shkollë tjetër, Merita Balaj ka reaguar për këtë vrasje të rëndë.

Ajo madje ka një kërkesë nga shteti, të fus në ligjet e tij dënimi me vdekje, sepse sipas saj po i vrasin të gjitha femrat.

Postimi i plotë i saj:

Të gjtha mësueset dhe femrat e kemi emrin Sadie! Ti sot na vrave të gjithave !

A e dini cili është motivi i vrasjes së Mësueses Sadie dhe i shumë e shumë femrave ?!!!

   Mungesa e ligjit dhe e dënimit me vdekje!

Do pyesni : PSE?!

  Sepse burrat e çmendur janë qyqarë e frikacakë dhe vetëm frika nga ekzekutimi i ndalon ata !

Nuk është trimëri të vrasësh gruan, e cila të shërbeu tërë jetën, të vrasësh të dashurën, e cila është me ty sepse të do, të vrasësh motren,……vajzën!

Futne dënimin me vdekje se na vratë të gjitha femrat, o shtet kriminel, o pushtet injorant, o ligji më i lodhtë ne planet, se dikur njerëzia lodhen dhe duhet vet me e ba ligjin !

Pusho në paqe Mësuese Sadije, se zakonisht vriten femrat e ndergjegjshme, do mbetesh në kujtesën e nxënësve dhe kolegëve nder breza!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat