Ish-këshilltari i Konjufcës jep lajme të mira/ Paralajmëron fundin e Rusisë dhe Serbisë!

Aktuale

Ish-këshilltari i Konjufcës jep lajme të mira/ Paralajmëron fundin e Rusisë dhe Serbisë!

Nga: M.H. Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 06:23
Driton Tali

Ish-këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali përmes një postimi në Facebook ka dhënë disa lajme të mira.

Ai u shpreh se Rusia po humbë luftën saj në të dy frontet: edhe ate të luftës së armatosur (kundër Ukrainës) dhe edhe ate të “luftës së gazit” (kundër Europës), përcjell “Bota sot”.

Tali shprehet gjithashtu që kjo do të thotë që Putin do të humbë edhe aletatin e tij, Vuçiq.

Sipas tij, këshilla për Qeverinë e Kosovës, të cilës kohën e fundit ju ka shtuar presioni (sidomos nga skena vendore), është që ta ruaj gjakëftohtësinë sepse koha është duke shkuar kundër Vuçiçit e në favor tonin.

Postimi i plotë

Lajme të mira për 28 Nëntor (për dikë mbase mund të jenë të këqija!?).

Rusia po e humbë luftën e saj në të dy frontet: edhe ate të luftës së armatosur (kundër Ukrainës) dhe edhe ate të "luftës së gazit" (kundër Europës).

Tashti çmimi i gazit për MWh (megavat orë) sillet shumë më lirë seq ishte bie fjala në gusht të këtij viti, kur kaloi mbi 340 euro për MWh, dhe "lufta hibride" propagandonte rritje shumë më të lartë. Bile shumë qeveri europiane filluan t'i pregaditnin qytetarët e tyre duke i këshilluar që nëpër shtëpitë e tyre të rrinin me pallto dhe banjon (dushin) ta bënin bashkarisht, sidomos çiftet, për të kursyer energjinë.

Tashti çmimi i gazit po sillet rreth 125€, por para disa jave sillej rreth 100€ (madje edhe nën 100€) për MWh.

Që dotëthotë se edhe nëse merr dimër shumë i ftohtë Putini e ka të humbur definitivisht "luftën e gazit".

Arsyeja, pse çmimi i gazit verës ishte aq i lartë dhe tashti jo, është se Europa është pregaditur verës për dimër.

Pra kërkesa në treg për gaz verës ishte shumë më e lartë se sa që është tashti.

Shtetet europiane verës i kanë mbushur depotë me gaz natyror të lëngshëm (LNG), të importuar me anije nga Katari, ShBA dhe gjetiu. Madje tashti shihen shumë tankerë me LNG që qëndrojnë në radhë në brigjet europiane duke pritur për të shkarkuar ngarkesat e tyre – ngase pra depotë janë të mbushura dhe ju mungojnë hapsirat.

Andaj litari Putinit po shkon duke ju shtërnguar edhe më shpejtë dhe më fortë seq u fillua të besohet (gjithmonë duke patur parasysh luftën hibride - sidomos "fejk njuzet") para disa muajsh.

Natyrisht me humbjen e Putinit do të humbas edhe aleati i tij, i "Otvoreni Ballkanit", Vuçiçi apo ndryshe "Putni i vogël", i cil ka fronte të hapura jo vetëm me Kosovën por edhe me Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacinë. Ka edhe me Maqdoninë e Veriut (apo "Stara Serbinē"), të cilën njëherepërnjëhere, për arsye politike, është ka e kursen, por shtrohet pyetja deri kur?!

Prandaj, këshilla ime (gratis ), për Qeverinë e Kosovës, të cilës kohën e fundit ju ka shtuar presioni (sidomos nga skena vendore), është që ta ruaj gjakëftohtësinë sepse koha është duke shkuar kundër Vuçiçit e në favor tonin.

E kam parasysh se edhe qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga kjo sagë (e statusit ndërkombëtar të Kosovës) por duhet kuptuar se kjo nuk po ndodh për shkakun tonë por të Serbisë (siç i referohem unë me "Serbisë së sotit" apo "të kësaj Serbie") e cila ende nuk po mundet të shërohet nga hexhemonizmi.

Thënë ndryshe, ne në këtë muhabet jemi në pozitë të njejtë me Ukrainën - viktima! Ku nëse dorëzohemi do të kemi pengesa të mëdha në të ardhmën (shihe Bosnjën) derisa Serbia nuk demokratizohet.

Shih për këtë, sipas mendimit tim, nuk kemi alternativë tjetër pos të rezistojmë në këtë përpjekjen tonë të drejtë dhe hiç të lehtë.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat