Kurti thotë se edhe pas 23 nëntorit ka serbë që konvertojnë targat në RKS

Aktuale

Kurti thotë se edhe pas 23 nëntorit ka serbë që konvertojnë targat në RKS

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Kuvendin e Kosovës që edhe pas datës 23 nëntor ka serbë që konvertojnë targat në RKS.

“Mbi 200 kanë vazhdu regjistrimin, regjistrimin me tabelat RKS, mendje ka edhe pas datës 23 nëntor”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se nuk duhet ta vetë-mashtrojmë vetën, sipas tij ka serbët u dorëhoqën me urdhër të Beogradit dhe sipas tij edhe betimin e kishin bërë me urdhër të Beogradit.

“Ka pasur të dorëhequr sepse i ka urdhëruar Beogradi, kjo tregon që edhe betimin e kanë dhënë me urdhër të Beogradit”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se nuk duhet të mendohet se gjendja në Veri ka qenë normale për shkak se ka pasur serbët të cilët kanë punuar.

Kurti po ashtu ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të jetë në Veri të Kosovës për ta ruajtur rendin dhe ligjin.

“Policia e Kosovës është e pandalshme, s’ka kush që e ndalë Policinë e Kosovës”, ka thënë Kurti teksa duartrokitej nga disa deputetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat