Hoxhaj për targat: Kurti ka hyrë në qorrsokak, që kur s’i dëgjoi amerikanët

Aktuale

Hoxhaj për targat: Kurti ka hyrë në qorrsokak, që kur s’i dëgjoi amerikanët

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 23:42
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në “Prime Time” ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka projekt politik për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoxhaj po ashtu ka thënë se Kurti ka hyrë në një qorrsokak prej kur nuk i ka dëgjuar partnerët si Amerika.

“Kurti nuk ka projekt politik, nuk ka politik ta riintegroj veriun, pas një kolapsi shtetëror atje dhe as se si t’i qaset dialogut Kosovë-Serbi. Kurti ka hyrë në një qorrsokak nga 31 korriku i këtij viti kur do duhej të dëgjonte këshillën e partnereve tanë amerikan që në atë kohë, të hiqte dorë nga dialogu teknik. Ju e dini se që nga fillimi për dy vite të qeverisjes Kurti, kërkesa jonë ka qenë jo dialog teknik por merruni me marrëveshjen finale. Sepse me marrëveshjen e madhe mund të rregullohen të gjitha çështjet e vogla”, ka deklaruar Hoxhaj.

Tutje Hoxhaj, ka thënë se Kurti i përdori targat si instrument për të mos hyrë në një fazë të re të dialogut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat