Ironizon ish-këshilltari i Kurtit: Ndoshta ambasadori amerikan kishte më shumë informacione rreth vrasjes në QKUK

Aktuale

Ironizon ish-këshilltari i Kurtit: Ndoshta ambasadori amerikan kishte më shumë informacione rreth vrasjes në QKUK

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 11:06
Durim Berisha dhe Albin Kurti

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha ka folur rreth ngjarjes së mbrëmshme që tronditi vendin mbarë.

Berisha ironizoi me shefin e ekzekutivit, duke thënë se mbase ambasadori amerikan kishte më shumë informacione sesa institucionet tona për vrasjen në QKUK.

Veç kësaj, ai shtoi se institucionet tona janë në luftë me njëri-tjetrin për çështje pagash, por askush nuk lufton për t'i dhënë llogari apo pranuar përgjegjësi.

"Ndoshta ambasadori amerikan kishte më shumë informacione sesa institucionet tona për vrasjen e sotme në QKUK.

Institucionet tona janë në luftë me njëri-tjetrin për çështje pagash, por askush nuk lufton për t'dhënë llogari apo pranuar përgjegjësi. Pushtetarë që sillen si opozitarë e popull pa kujdestar. Punët nuk kryhen me postime bajate në rrjete sociale.

Edhe pak keshtu, derisa Kosova që është bërë vend i pajetueshëm të zbrazet", tha Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat