Ish-Avokati i Popullit: Shteti ka dështuar ta mbrojë gruan e vrarë, policia e prokuroria duhet ta bëjnë vlerësimin e rrezikshmërisë

Aktuale

Ish-Avokati i Popullit: Shteti ka dështuar ta mbrojë gruan e vrarë, policia e prokuroria duhet ta bëjnë vlerësimin e rrezikshmërisë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 21:01
Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari

Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se shteti është fajtor për mungesën e mbrojtjes ndaj gruas 35 vjeçare e cila u vra të mërkurën mbrëma në oborrin e QKUK-së.

Jashari ka thënë se Shteti ka pasur informacione që jeta e gruas është në rrezik.

“E padiskutueshme që shteti ka dështu, e drejta për jetë është e garanci e ofrume edhe prej Kushtetutës së vendit….Shteti ka pas informacione që jeta është në rrezik, nëse ka informacione ka përgjegjësi më të madhe për të ofru mbrojtje”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Jashari ka theksuar se Kosovës, nuk i mungon korniza ligjore, por i mungon implementime i tyre.

Ai e ka thënë se vlerësimin e rrezikshmërisë duhet ta bëjë policia në bashkëpunim me prokurorin.

“Personave që iu ka shqiptu një urdhër-mbrotje supozohet të ju vendoset një lloj byzylyku, që në rast se ju afrohet viktimës, policia të reagojë. Është në fuqi që nga viti 2015.Asnjëherë nuk është zbatu ky ligj, asnjë institucion nuk ka marrë përgjegjësi për zbatimin e tij”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat