Poezia e mbesës së Hamides së vrarë që i rrëqethi të gjithë: Na i ke mshel derën me dry, 6 motra nuk të harrojnë ty

Aktuale

Poezia e mbesës së Hamides së vrarë që i rrëqethi të gjithë: Na i ke mshel derën me dry, 6 motra nuk të harrojnë ty

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:26
35- vjeçarja e vrarë dhe burri i saj (i dyshuari për vrasje)

Sot i është dhënë lamtumira e fundit Hamide Gashit e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, aty ku në jetë prite të sjellte edhe foshnjën e saj të parë.

Gjendja e motrave të saj është tejet e rëndë. Të qarat e vajtimi nuk është ndaluar për asnjë moment. Të gjithë me lot në sy i la edhe një poezi e recituar nga mbesa e të ndjerës. Hamidja kishte edhe 6 motra tjera, nuk kishte vëlla e me këtë nis edhe recitimin mbesa e saj.

Ku mes tjerash thotë “Oh veç një vëlla ta kishe pas vrasjen e lehtë se kishe pas”, teksa nënvizon se ishin duke pritur lajmin që do të lindte djalin por e kuptuan që është vrarë.

Oh veç një vëlla ta kishe pas, vrasjen e lehtë se kishe pas, i le motrat me lot në sy, teze e dajë nuk të harrojnë ty. Na i ke mshel derën me dry, gjashtë motra nuk të harrojnë ty. Pritëm lajmin se po bëhesh me fëmijë, morën lajmin të vrajtën ty, atë zoti e marroftë ne teze ty kurrë nuk të harrojmë”.

Derisa dheu mbulonte trupin e 35 vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori me armë Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat