​Kurti viziton Hendikos-in, premton mbështetje dhe qasje të barabartë

Aktuale

​Kurti viziton Hendikos-in, premton mbështetje dhe qasje të barabartë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:58
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar shoqatën “Hendikos” me ç’ rast ofroi mbështetje për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Sipas tij çdo vit tjetër pas vitit 2022 i cili ishte shpallur si vit i personave me aftësi të kufizuara do të jetë vit më i mirë sa i përket qasjes së barabartë për këta persona.

“Ne e kemi shpallur vitin 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara por nuk e kemi këtë vit të tillë që vitin tjetër të jetë më i dobët për nga mbështetja, por përkundrazi e kemi shpallur këtë vit, vit të personave me aftësi të kufizuara që nga ky vit çdo vit të jetë më i mirë sa i përket qasjes së barabartë dhe mundësive për të gjithë juve”, theksoi ai.

Kryeministri i Kosovës teksa listoi disa nga mundësitë që u janë ofruar gjatë qeverisjes së tij, përmendi se Projektligji për vlerësimin, njohjen e statusit për fitime dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara është në kabinetit e ministritë të Financave.

Kurti theksoi rëndësinë që personat me aftësi të kufizuara të jenë qytetarë që marrin shërbime sa më cilësore e profesionale.

“Projektligji për vlerësimin, njohjen e statusit për fitime dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara është në kabinetit e ministritë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit është në shqyrtim dhe për çdo zhvillim ne do t’iu mbajmë të informuar dhe jemi të interesuar të ecim sa më shpejt, tjera ne i kemi iniciuar si kryeministri procesin e amandamentitmit të Kushtetutës së Kosovës për përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës përkatësisht neni 21, pra një e drejtë që është ndërkombëtarisht e njohur të normohet dhe me Kushtetutën e Kosovës. Mandej, një prej arritjeve është edhe për personat e verbër inicimi i procesit të sintezës lokale në gjuhën shqipe... Në kuadër të kalendarit për vitin 2022 MAShTI ka punësuar 100 asistentë në shkolla në gjithë vendin për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe kemi ndarë buxhet për 500 sosh për vitin 2023, e kemi pesëfishuar numrin e asistentëve për personat me aftësi të kufizuar”, theksoi ai.

Ndërsa, drejtori i HENDIKOS-it, Afrim Maliqi teksa tha se ka disa të arritura gjatë këtij viti ai shpalosi edhe disa nga sfidat kryesore që mbesin për komunitet në shoqërinë tonë.

Maliqi tha se vetëm 12% e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në sistemin arsimor, ndërsa 88% janë jashtë sistemit.

“Ka të arritura, ka progres e kemi mirëpritur shumë vendimin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, e kemi mirëpritur shumë rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara....08’14Vetëm 12% e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në sistemin arsimor, ndërsa mbesin 88% jashtë sistemit arsimor, kjo ka arsye të shumta duke filluar nga shëndeti, shërbimet e duhura shëndetësore që ende nuk ofrohen në vendin tonë për lloje, diagnostikim dhe çështje tjera që duhet bëjnë ku detyrohen të kërkojnë edhe jashtë vendit, këtu hynë edhe themelimi i njësisë spinale që nuk është bërë ende në këtë vit, mbetet sfidë qasja e cila ende mohon lëvizjen e lirë të qytetarëve me aftësi të kufizuara”, u shpreh Maliqi.

Kujtojmë që qeveria e Kosovës me vendim e ka shpallur vitin 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat