“Në emër të popullit shqiptar” / Nëse Xhaka dënohet nga FIFA, ky politikan do ta paguajë gjobën

Aktuale

“Në emër të popullit shqiptar” / Nëse Xhaka dënohet nga FIFA, ky politikan do ta paguajë gjobën

Nga: A.SH Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 14:09
Granit Xhaka

Në ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, në të cilën Zvicra e mposhti Serbinë, futbollisti Granit Xhaka ka veshur fanellen e bashkëlojtarit të tij, Ardon Jasharit.

E për këtë nga FIFA janë paralajmëruar hetime ndaj Xhakës.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nëse FIFA vendos ta dënojë Xhakën, atëherë “atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar”.

Postimi në Facebook:

Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat