Zgjedhjet në veri një nga temat e takimit Krasniqi- Guérot

Aktuale

Zgjedhjet në veri një nga temat e takimit Krasniqi- Guérot

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 16:10
Foto nga vendngjarja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit, duke përfshirë procesin zgjedhor të caktuar për fundin e këtij muaji.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi është shprehur se ambasadorit Guérot i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Franca në procedurën lidhur me vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

"Ambasadorit Guérot i shpreha mirënjohjen time për Francën për mbështetjen e ofruar në procedurën lidhur me vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën", shkruan ai.

Në këtë takim, Krasniqi ka përsëritur pikat e propozuara nga PDK për marrëveshjen finale të dialogut Kosovë-Serbi.

"Ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës sipas rregullimit aktual kushtetues, njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, nisja e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe” si hap i parë, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë – duhet të jenë shtyllat bazë të kësaj marrëveshjeje", shkruan kreu i PDK-së.

Ambasadori francez ka uruar Krasniqin për anëtarësimin e PDK-së në ALDE.

"Po ashtu, gjatë këtij takimi pranova urimet e ambasadorit francez për anëtarësimin e PDK-së në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), i cili e konsideron këtë si një hap të rëndësishëm në procesin reformues të nisur nga partia jonë", shkruan Krasniqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat