“Nesër zhvillohet beteja vendimtare kundër Serbisë, Vuçiq vjen në Tiranë dhe duhet të tmerrohet nga...”

Aktuale

“Nesër zhvillohet beteja vendimtare kundër Serbisë, Vuçiq vjen në Tiranë dhe duhet të tmerrohet nga...”

Nga: P.R Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 19:45
Aleksandër Vuçiq

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se nesër zhvillohet beteja vendimtare kundër Serbisë në Tiranë.

“Nesër në orën 12.00 zhvillohet beteja vendimtare kundër Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj në qeverinë e Tiranës! Aleksandër Vuçiq vjen në Tiranë dhe duhet të tmerrohet nga bashkimi i madh i shqiptarëve! Vetëm forca e bashkimit tonë e ndal agresionin e Beogradit kundër Kosovës, të mbështetur nga kryeministri i Shqipërisë!”, ka shkruar Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, kjo është edhe beteja e shqiptarëve të Kosovës.

“Kosova duhet të zbresë në shesh me gjithë potencialin e saj për të dëshmuar se ajo kundërshton politikat anti-shqiptare të dyshes Rama-Vuçiq! Burrat dhe gratë e Kosovës, rinia dhe gjithë ata që munden, nesër duhet të nisen sa me herët drejt Tiranës! Tirana duhet e do të bëhet diga e pakalueshme e planeve të Serbisë kundër Kosovës dhe kombit shqiptar!”, shkruan profesor Enver Bytyçi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat