Përfundon takimi/Lajçak jep detaje se çfarë biseduan me Kurtin

Aktuale

Përfundon takimi/Lajçak jep detaje se çfarë biseduan me Kurtin

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 07:29 Përditësuar në ora: 10:43 më 06.12.2022
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

​Lajçak pas takimit me Kurtin: Është koha e duhur për progres në dialog

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se tani është koha e duhur për progres në dialogun Kosovë-Serbi.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Lajçak tha se biseduan edhe për kthimin e serbëve në institucione.

I pyetur nga gazetarët për afatet kohore për arritjen e marrëveshjes, Lajçak tha kjo varet prej të dyja palëve.

Nis takimi Lajçak – Kurti

Ka nisur takimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Media merr vesh se takimi ka nisur më heret pasi ishte paraparë në ora 09:00.

Lajçak po qëndron në Kosovë një ditë pas vizitës në Serbi ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat