Samiti në Tiranë/ Nënshkruhet marrëveshja Roaming – Presidentja Osmani me një mesazh për Serbinë!

Aktuale

Samiti në Tiranë/ Nënshkruhet marrëveshja Roaming – Presidentja Osmani me një mesazh për Serbinë!

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 07:34 Përditësuar në ora: 08:42 më 06.12.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë

Tirana do të presë sot (e martë) liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, për samitin BE - Ballkani Perëndimor.

Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.

Ndryshe, kryeministri Edi Rama ka thënë të hënën se gjithçka është gati për të mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri.

Ndërsa Policia e Shqipërisë, ka bërë të ditur se do të ketë kufizim të qarkullimit në disa akse rrugore.

Samiti është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat