Hyseni i ashpër me Abdixhikun e LDK-në: Nuk merrem me reagime fëmijësh – s’i kuptojnë gjërat

Aktuale

Hyseni i ashpër me Abdixhikun e LDK-në: Nuk merrem me reagime fëmijësh – s’i kuptojnë gjërat

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 08:29
Skender Hyseni

Teksa ka komentuar reagimet e shumta pas deklaratës së tij, ndaj presidentës Vjosa Osmani, si dhe reagimin e partisë që i përket, Skender Hyseni i ka quajtur të gjitha “reagime fëmijësh”.

Hyseni tha se reagimi i LDK-së se është “figurë e pafuqishme”, shpërfaqi legjitimitet me atë deklaratë.

“Nuk komentoj asnjë reagim. Kanë qenë reagime fëmijësh. Pos, diskursit të LDK-së. Reagimi i LDK-së, më ka bërë përshtypje. Mua s’më ka lënduar fare, LDK-ja e ka lënduar vetën. Nuk merrem me ata fëmijët tjerë që bëjnë komente për gjëra që nuk i kuptojnë. LDK-ja s’ka pas të bëjë me atë deklaratë të tillë”, tha ai.

Hyseni po ashtu, ka kritikuar edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku për siç tha ai, se asnjë prej anëtarëve të këtij subjekti politik, nuk ishte i informuar për një reragim të tillë që bën ndaj tij.

Ai tha, se me komunikatën e fundit, LDK-ja u rreshtua krah Kurtit.

“Unë e kam thënë, dhe nuk e fsheh. Unë jam i bindur që brenda Kryesisë aktuale të LDK-së, është një grup i cili prore ka qenë VV, është shumë ma pak LDK. Që nga Vjosa Osmani e deri të Lumir Abdixhiku. Abdixhiku duhet tu kërkojë falje mijëra anëtarëve që u ka bërë. Në të kalaurën e LDK-së nuk ka asgjë të turpshme. Ajo gruaja (Sibeli v.j), e ka lexuar atë cfarë ka shkruar Lumir Abdixhiku. Unë kam informata të sakta, se asnjë anëtarë i LDK-së, nuk ka qenë në dijeni për atë reagim”, tha tutje Hyseni. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat