Kryeministrja e Italisë: Kemi përgjegjësi kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Kryeministrja e Italisë: Kemi përgjegjësi kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 13:26
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka thënë se kanë përgjegjësi ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo para fillimit samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë tha se janë të përkushtuar që të punojnë për ekonomi, siguri kibernetike dhe çështje të tjera.

Kryeministrja e Italisë është zotuar për mbështetje ndaj vendeve të Ballkanit.
“Kemi përgjegjësi kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sidomos më shumë edhe pas agresionit së Rusisë kundrejt Ukrainës. Është shumë e rëndësishme që të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian dhe ka shumë çështje që duhet të punojmë së bashku për ekonominë, sigurinë kibernetike si edhe çështje të tjera. Ju e dini që Italia është plotësisht e përkushtuar. Do të përpiqemi që të bëjmë maksimumin për shumë çështje që kemi roaming dhe çështje të tjera që po diskutojmë. Siç e dini mund të mbështeteni për këtë tek Italia”, ka thënë ajo.

Samiti që po mbahet në Tiranë, po zhvillohet për herë të parë në territorin e një vendi të rajonit që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat