Tërhiqet trupi i pajetë i shqiptarit nga Peja që vdiq në burgun në Serbi

Aktuale

Tërhiqet trupi i pajetë i shqiptarit nga Peja që vdiq në burgun në Serbi

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 21:55
Artan Zymberaj me nënshtetësi norvegjeze humbi jetën më 26 nëntor.

Një shqiptar i Kosovës vdiq në rrethana ende të paqarta në një burg në Beograd.

Artan Zymberaj nga Peja, me nënshtetësi norvegjeze humbi jetën më 26 nëntor.

Media nga burimet e saj merr vesh se tashmë familjarët e kanë tërhequr trupin e pajetë.

Ky burim bën me dije se tashmë janë rrugës për në Norvegji.

Me të mbërritur atje do të bëhet edhe obduksioni për të mësuar shkaqet e vdekjes së të riut.

Mësohet se pas marrjes së raportit të obduksionit, familja do të deklarohet lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat