Geci: Ata që e shanin Thaçin tash po e mbrojnë, ata që e mbronin Albinin tash po e shajnë

Aktuale

Geci: Ata që e shanin Thaçin tash po e mbrojnë, ata që e mbronin Albinin tash po e shajnë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 22:09
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka thënë se ata që e shanin dikur ish-presidentin Thaçi tani po e lavdërojnë, ndërsa ata që mbronin Kurtin tash kanë filluar ta shajnë.

Sipas tij, ai ka qëndruar konsistent në qëndrime sepse siç ka thënë ai, Thaçi the Kurti e kanë mësues Rexhep Qosjen.

“Ndryshimi ka ndodhë dhe po ndodhke ndryshimi, Lista Guxo por edhe ju(gazetarët) jeni bërë për me sjellë në pushtet Albin Kurtin, unë kam qenë KUNDËR ju keni qenë PËR, e keni sjellë. Po flasim në vitin kur janë bërë zgjedhjet, krejt gazetarët e krejt keni qenë me i largu këta dhe popullata e pati një eufori që veç këta me i largu, edhe dreqi me ardhë s’ka gajle. Veç këta t’i heqim. Dhe kur i larguan këta tash u ngritët ju ta heqim këtë.

Ata që e shanin Thaçin tash po e mbrojnë, ata që e mbronin Albin Kurtin tash po e shajnë. Unë nuk e kam as at mendim e as at qëllim. Unë kam qenë i njëjtë, politika e Hashim Thaçit nuk me ka pëlqy, politika e brendshme e Albin Kurtit nuk me pëlqen, është e majtë. Politikat e majta nuk më pëlqejnë kurrë sepse ai është pjellë e PDK-së. Babë e kanë Rexhep Qosjen. Edhe Hashim Thaçi edhe Albin Kurti mësues e kanë Rexhep Qosjen.” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat