Geci zbulon bisedën private me Kuçin: Më tha ‘e shpëtova Kosovën nga lufta civile’

Aktuale

Geci zbulon bisedën private me Kuçin: Më tha ‘e shpëtova Kosovën nga lufta civile’

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 22:33
Hajredin Kuçi, Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka zbuluar një bisedë private që e ka zhvilluar para një muaji me ish-ministrin e Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Hajredin Kuçi.

Sipas Gecit, Kuçi i ka thënë atij se në vitin 2000 e ka shpëtuar Kosovën nga një luftë civile.

Geci shprehet se Kuçi i ka thënë kështu pasi LDK-ja i kishte fituar zgjedhjet e para nacionale pas luftës dhe kësisoj PDK-ja e atëhershme e Hashim Thaçit nuk mund ta pranonte një gjë të tillë.

Thaçi i kishte thënë Kuçit të dalë para qytetarëve e t’i pranojë zgjedhjet që i kanë humbur, theksoi Kuçi.

Sipas Gecit, Kuçi i ka thënë Thaçit nëse nuk pranohen zgjedhjet atëherë Kosova do të përballej me një luftë qytetare dhe kësisoj pavarësia e vendit tonë do të harrohej.

“E kam takuar profesor doktor Hajredin Kuqin para një muaji. Më tha dëgjo po t’i japi dy këshilla edhe me të kallëzu dy gjana që i kam bërë unë. Qeky profesori i keq i UP-së në vitin 2000 e kam shpëtuar Kosovën nga një luftë qytetare. Në vitin 2000 kur janë mbajtur zgjedhjet e para, Kosova ka qenë në prag të luftës qytetare. Pasi janë kryer zgjedhjet dhe ka fituar LDK-ja, nuk kanë dashtë me i pranu dhe kanë dashtë me fitu. Thirreni kurdo Hajredinin. Tha i kam thënë Hashimit, lufta ka përfunduar. Zgjedhjet duhet me i përfundu, nëse s’i pranojmë pavarësia shtyhet, kurrë s’ka mu bo. Më tha dil ti pranoj se unë s’guxoj. Më tha jam dal unë, ‘ne PDK-ja i pranojmë zgjedhjet'”, tha Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat