​Sveçla priti në takim ambasadorin Westerlund, e njofton me prioritetet e MPB-së

Aktuale

​Sveçla priti në takim ambasadorin Westerlund, e njofton me prioritetet e MPB-së

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:59
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, të cilin e njoftoi me prioritetet e ministrisë që ai drejton për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe proceset në të cilat është duke kaluar Kosova.

Ministri Sveçla ka vënë në dukje mbështetjen që ka dhënë Suedia në disa prej proceseve të rëndësishme që ka kaluar Kosova dhe kërkoi përkrahjen e mëtejme për proceset integruese të vendit tonë.

Ndërsa ambasadori Westerlund shprehu gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Suedisë dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat