​Konjufca për propozimin e BE-së: Me atë dokument de-fakto Serbia e njeh Kosovën

Aktuale

​Konjufca për propozimin e BE-së: Me atë dokument de-fakto Serbia e njeh Kosovën

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 21:43
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dhënë detaje për planin franko-gjerman, i cili tash po quhet propozim i Bashkimit Evropian, duke thënë se ky dokument brenda e ka njohjen de fakto nga Serbia për Kosovën.

Ai në emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit, ka thënë se ai njohja e Kosovës nga Serbia është “eksplicite”, dhe se mungon vetëm njohja verbale, që i bie se Serbia e njeh integritetin territorial të Kosovës, por nuk dërgon notë verbale.

“Plani i BE-së që quhej franko-gjerman është faktikisht Serbia të nënshkruajë sovranitetin e Kosovës, quajeni si të doni, njohja është eksplicite, vetëm njohja verbale mungon në atë dokument. Serbia nuk i dërgon notë verbale që e njeh, por së bashku me BE, të tri palët e nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën pika e dytë është që Kosova dhe Serbia ua njohin sovranitetin, pavarësinë, të drejtën e popujve, edhe pavarësinë, edhe të drejtën për vetëvendosje, edhe shtetet funksionojnë mbi të drejta të barabarta të shteteve”, ka thënë Konjufca.

Ky dokument sipas Konjufcës siguron po ashtu, se të dyja shtetet, nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

“Këto katër kategori janë shumë të fuqishme, njohja në këtë dokument mua më duket është de fakto, njohje de fakto, është thelbi i dokumentit që të sigurohemi që Kosova dhe Serbia e pranojnë njëra-tjetrën, si entitete shtetërorë të ndamë, që nuk i ndërhyn njëra-tjetrës, që nuk e pengojnë në anëtarësimin në organizatave ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat