Banorët në veri ndihen më të sigurt me prezencën e policisë

Aktuale

Banorët në veri ndihen më të sigurt me prezencën e policisë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:14
Shihen edhe automjete të KFOR-it dhe EULEX-it duke qarkulluar.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pozicionuar sonte pas orës 20:00 nëpër lokacione të ndryshme të veriut të Mitrovicës.

Ata ndodhen kryesisht nëpër lagje të banuara me popullatë të përzier ku ka edhe shqiptarë, si në Lagjen e boshnjakëve, te Tre rrokaqiejt, dhe në Kodrën e Minatorëve dhe Kroin e Vitakut.

Shihen edhe automjete të KFOR-it dhe EULEX-it duke qarkulluar.

Banorët e këtushëm kanë bërë të ditur se tashmë ndihen më të sigurt me prezencën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat