Paralajmëroi dërgimin e 1000 policëve në Kosovë, Pozhari “shpërthen” ndaj Vuçiqit - ja si e quan

Aktuale

Paralajmëroi dërgimin e 1000 policëve në Kosovë, Pozhari “shpërthen” ndaj Vuçiqit - ja si e quan

Nga: A.ZH Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 10:14
Vuçiq me dy gjeneralët e ushtrisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka kaluar natën e mbrëmshme me dy gjeneralët e ushtrisë, teksa ka paralajmëruar se mund t’i dërgojë një mijë policë në Kosovë.

Atij për këtë veprim, i ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari. Ky i fundit teksa e ka quajtur “psikopat”, ka thënë se presidenti serb “keq i ka punët”, përcjell Bota sot.

“Dje kish deklaru se don me i dërgu 1.000 policë në Kosovë.

Sot paska postu foto me dy gjeneralët e ushtrisë, me mbishkrimin "Nuk dorëzohemi".

Keq i ka punët ky psikopat! Është mësu krejt luftërat t'u i bo në shtete të tjera, t'u vra fëmijë, gra e pleq.

BE-ja sytë në lesh”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Mbrëmjen e së enjtes ka ndodhur një incident tjetër në veri të Kosovës, nga i cili një polic është plagosur në krahë gjatë sulmit të armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat