Të dënuarit e Speciales dënimin do ta vuajnë në një shtet të tretë – Klinaku: S’kemi kundër kujt të protestojmë

Aktuale

Të dënuarit e Speciales dënimin do ta vuajnë në një shtet të tretë – Klinaku: S’kemi kundër kujt të protestojmë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 09:33
Faton Klinaku

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është kategorikisht kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, e është shprehur kundër që të dënuarit nga Gjykata Speciale ta vuajnë dënimin në një vend të tretë.

“Ushtarët e UCK-së nuk do të vuajnë dëmin askund deri sa të jetë verdikti i shkallës së fundit, kjo është vetëm shkalla e parë dhe mund të jenë dy tri shkallë të tjera deri sa të bëhet i plotfuqishëm secili vendim. Në të Kosovës nuk parashihet më ligj, në vendet e treta thotë, jo në Kosovë por në vendet e treta siç është bërë me ligj”, ka thënë ai.

Duke folur për Specialen, ai shtoi se ndonëse janë kategorikisht kundër vendimeve të saj, nuk kanë kundër kujt të protestojnë. Sipas tij, Specialja është në Hagë, e Kuvendi që e ka themeluar atë as që merret me këtë çështje.

“Problemi është kujt t’i protestosh ndaj Gjykatës nuk mundesh sepse ajo është në Hagë, nëse organizohen protesta duhet të protestohet Kundër Kuvendi të Kosovës që e ka themeluar dhe nuk merret me këtë çështje”, tha ai.

Dënimi i ish-komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, me 26 vjet burg është  cilësuar si vendim politik nga Klinaku.

Klinaku tha se nga krijimi i kësaj Gjykate e kanë ditur që do të merr vendime politike, sepse sipas tij, të dënohesh për vrasjet që kanë kryer serbet është vendim absurd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat