Çollaku: As kryeministri e as presidentja nuk duhet të përzihen në vendimet e gjyqësorit

Aktuale

Çollaku: As kryeministri e as presidentja nuk duhet të përzihen në vendimet e gjyqësorit

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 18:57
Fatmir Çollaku

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku ka folur për vendimin e lirimit në arrest shtëpiak të ish-policit serb Dejan Pantiq, ku tha se gjyqësori duhet ta bëjë punën në pavarësi prej ekzekutivit.

Çollaku tha se kjo i bie që as presidentja, as kryeministri dhe as ministrat të mos interferojë në vendimet gjyqësore.

“Rri prapa atij parimit të njohur në drejtësi se gjyqësori e bën punën e vet dhe politika gjegjësisht Qeveria duhet të bëjë punën e vet. Që i bie logjikisht të mos interferojë as presidentja as kryeministri e as ministrat në vendimet gjyqësore, bile as që preferohen të interpretohen ato. Ato janë vendime profesionale mandatare, autonome të profesionit dhe mandatit që ka gjyqtari dhe prokurorit”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, në vendimet e gjyqësorit nuk është dashur që të përzihet as kryeministri, as ministrat dhe askush tjetër.

“Ata duhet të bëjnë punën e vet që do të thotë në gjyqësor të mos përzihen në vendimet që merr gjyqësori dhe sistemi Prokurorial. Nëse veç vlerësohet se nuk shkon më duhet ndryshime ai Vettingu i famshëm që po proklamohet shpesh po le të bëhet, por në vendimet individuale të gjyqësorit dhe prokurorit nuk është dashur të përzihet as kryeministri e as ministrat e askush tjetër”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat