Grupi i Grave Deputete takoi gazetaret ukrainase të strehuara në Kosovë, u ofrojnë mbështetje

Aktuale

Grupi i Grave Deputete takoi gazetaret ukrainase të strehuara në Kosovë, u ofrojnë mbështetje

Më: 26 janar 2023 Në ora: 17:08
Grupi i Grave Deputete me gazetaret ukrainase

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka takuar gazetaret ukrainase të cilat janë të strehuara në Kosovë.

Kryetarja e GGD-së, Tinka Kurti pastaj deputet Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi kanë dëgjuar historitë e tyre të luftës dhe sfidat e përditshmërisë në Kosovë.

Një njoftim thuhet se deputetet kanë ofruar mbështetje përgjatë qëndrimit këtu.

“Grupi i Grave Deputete ka takuar sot gazetaret ukrainase të cilat janë të strehuara në Kosovë. Kryetarja e GGD-së, Tinka Kurti dhe deputet Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi kanë dëgjuar historitë e tyre të luftës dhe sfidat e përditshmërisë në Kosovë. Deputetet kanë ofruar mbështetje përgjatë qëndrimit këtu si dhe për ta ngritur çështjen e popullit ukrainas, grave ukrainase në çdo organizim ndërkombëtar që marrin pjesë. Mbështetja jonë është e pa rezervë”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Republikës së Kosovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat